TRONDITET Hansi Flick/ Humbet njeriun më të shtrenjtë në jetën e tij, por edhe festën e titullit
Nga Dario Qarraj Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 14:04
Bota e futbollit është tronditur nga lajmet që po qarkullojnë pak orë para supersfidës mes FC Barcelona dhe Real Madrid CF. Sipas raportimeve në rrjetet sociale, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka humbur babain e tij në një moment tepër të dhimbshëm për familjen.
Atmosfera në kampin katalanas thuhet se është rënduar ndjeshëm, ndërsa lojtarët dhe stafi janë pranë teknikut gjerman në këto çaste të vështira emocionale. Megjithatë, deri tani nuk ka ende një reagim apo konfirmim zyrtar nga klubi.
Në prag të një prej ndeshjeve më të mëdha të sezonit, lajmi ka prekur tifozët në mbarë botën, të cilët kanë shpërndarë mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje për Hansi Flick dhe familjen e tij.
View this post on Instagram
