“Berisha nuk e sjell dot partinë në pushtet”/ Salianji nga Dibër: Pa reformë të brendshme nuk ka fitore
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të PD-së dhe kreun e saj, Sali Berisha, gjatë një takimi me mbështetës.
Salianji u shpreh se partia ndodhet në një gjendje të vështirë dhe se pa ndryshime të brendshme nuk mund të ketë rikthim në pushtet.
Sipas tij, opozita nuk mund të kërkojë ndryshim në vend nëse nuk reformohet vetë.
Ai tha gjithashtu se Partia Demokratike po përballet me mungesë besimi te qytetarët, duke shtuar se, pavarësisht pakënaqësive ndaj qeverisë, mbështetja për PD-në mbetet e ulët.
Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se Sali Berisha nuk mund ta rikthejë PD-në në pushtet dhe se qëndrimi i tij në krye të partisë nuk i shërben forcës politike dhe opozitës në tërësi.
Ai ngriti edhe pyetje për humbjet e njëpasnjëshme të PD-së ndër vite, duke kërkuar përgjegjësi për situatën aktuale në parti.

