Ish-kreu i PD në Dajç dh*nohet br*talisht në Lezhë / Persona të maskuar i zënë pritë Sokol Tomës në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 17:14
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma, është dhunuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kurbinit.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Mamurras-Laç, pranë fshatit Sanxhak, ku persona të paidentifikuar dhe të maskuar i kanë prerë rrugën dhe e kanë goditur me sende të forta, përpara se të largoheshin nga vendngjarja.
Ai është gjetur në makinë në gjendje të rënduar nga kalimtarët dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve të para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
