“New York Times”: Rusia po përdor Detin Kaspik për të dërguar pjesë dronësh në Iran
New York Times shkruan se pala ruse po dërgon pjesë dronësh në Iran nëpërmjet Detit Kaspik, duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit dhe gjithashtu duke krijuar një korridor të ri strategjik për tregti.
Sipas gazetës dhe informacioneve që sjell nga zyrtarët amerikanë, ky veprim po e ndihmon Iranin të rikuperojë shpejt pajisjet e humbura ushtarake pas sulmeve të fundit nga SHBA-të dhe Izraeli.
Deti Kaspik është bërë një rrugë e rëndësishme tregtare për Rusinë dhe Iranin, duke siguruar një rrugë të sigurt për lëvizjen e pjesëve ushtarake dhe mallrave të tjera pa shqetësimin e sanksioneve ndërkombëtare, shkruan më tek “New York Times.
Kjo rrugë tregtare, e cila lidh dy vendet nëpërmjet vijave të tyre të gjera bregdetare, është lënë pas dore prej kohësh, por tani po del si jetike për forcimin e marrëdhënieve strategjike midis Rusisë dhe Iranit.
