Sipërmarrjet në Shqipëri, INSTAT: Rritje e bizneseve të regjistruara krahasuar me ato të mbyllura
INSTAT ka raportuar një rritje të ndjeshme të bizneseve të regjistruara krahasuar me ato të mbyllura. Në raportin për vitin 2024 thuhet se kanë qenë 127.634 ndërmarrje aktive ndërsa 15.521 u regjistruan për herë të parë krahasuar me 975 të mbyllura.
Tregtia me shumicë dhe me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave kryesojnë në kategoritë e vendosura dhe përbëjnë 34,8 të totalit. Turizmi konsiderohet si boomi i këtyre viteve, por në fakt rezultojnë se ato zënë vetëm
14,0 % të totalit dhe 7.6 për qind u përkasin aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike
Sa i përket numrit të të punësuarve, sërish janë tregtia dhe riparimi i automjeteve e motorçikletave, që kryesojnë me 22,3 % të totalit të të regjistruarve. Në vend të dytë renditet Industria përpunuese me 14,6 %.
Sa i përket ndërtimit që po ashtu kryeson në rritjen ekonomike, por renditet në vend të tretë për numrin e të punësuarve me 9,5 % të totalit.
Megjithatë më shumë se gjysma e kompanive aktive rezultojnë pa të punësuar me pagesë, ku në këtë rast përfshihen familjarët e të vetë-punësuarve.
Sipërmarrjet me 1 deri në 4 të punësuar të deklaruar janë 37 për qind dhe vetëm rreth 6 për qind e kompanive kanë 5 deri në 9 të punësuar.
Sa i përket bizneseve të mëdha me mbi 10 të siguruar rezulton të jenë 6.3 për qind e totalit
Sa u përket kompanive të reja rritje shihet në industrinë përpunuese, ndërtimi, transporti, akomodimi she shërbimi ushqimor por edhe shërbime administrative dhe mbështetëse.

