Banka e Shqipërisë mban normën 2.5%/ Sejko: Nafta e shtrenjtë rrit inflacionin dhe ngadalëson ekonominë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bërë të ditur se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5%.
Ai e bëri këtë njoftim gjatë një konference për mediat, ku u diskutua vendimmarrja e politikës monetare dhe zhvillimet ekonomike në vend.
Sipas Sejkos, rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, e lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit, mund të ndikojë në rritjen e inflacionit në Shqipëri dhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike.
Ai sqaroi se parashikimet ekonomike mbështeten në pritjen që konflikti të përfundojë shpejt, por pasiguria mbetet e lartë dhe rreziqet janë shtuar.
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndryshojë politikën monetare për momentin, duke mbajtur normën bazë të interesit në 2.5%, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë të monitorohen.
SEJKO NË KONFERENCË PËR MEDIA:

