Ngjarja në Teksas, prindërit e Athena Strand: Drejtësia tashmë është vënë në vend
Për prindërit e Athena Strand, drejtësia tashmë është vënë në vend: Vrasësi i vogëlushes së tyre 7-vjeçare, Tanner Horner është dënuar me vdekje për krimin e tij, pavarësisht përpjekjeve të avokatit për të zbutur dënimin me arsyetimin se klienti i tij vuante nga spektri i autizmit.
Ngjarja që tronditi Teksasin dhe të gjithë SHBA-në ka ndodhur në nëntor të vitit 2002, kur shoferi i FedEx i ra derës së shtëpisë së familjes Strand për të dorëzuar postën dhe një pako me kukulla për të. Në atë moment 34-vjeçari përfitoi nga momenti për të rrëmbyer vajzën, të cilin e mori në kamionin e tij.
Juria, në dëshmitë e zbardhura, ka dëgjuar në sallën e gjyqit sesi vogëlushja kishte luftuar për jetën e saj. Brenda më pak se 3 orësh ajo mori vendimin se Horner meritonte ndëshkim maksimal, vdeken. Xhaxhai i vajzës, iu drejtua vrasësit duke i thënë se “Duhet ta dish që ti je një askush. Emri yt do të harrohet, ndërsa emri i Athena-s do të mbetet përgjithmonë.”
Familjarë të tjerë të viktimës e përshkruan dhimbjen e tyre si të pamasë.
“Athena ishte më shumë se një titull lajmi. Ne mbetëm me një boshllëk që nuk do të mund të mbushet kurrë”;, thuhet në deklaratën e tyre.
Horner pritet të transferohet në të ashtuquajturën “qelie e vdekjes” në West Livingston,ku do të presë ekzekutimin, data e të cilit ende nuk është caktuar.
