PEZULLOHET “PROJEKTI LIRIA E HORMUZIT” / Trump ndal operacionin në ngushticë, sinjale për marrëveshje Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump, ka pezulluar operacionin për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, duke sinjalizuar progres në negociatat me Iranin. Ndërsa, media shtetërore e Iranit e përshkroi këtë veprim si një tërheqje pas dështimeve të vazhdueshme të Donald Trump për të rihapur këtë rrugë ujore jetike për transportin global.
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar operacionin për udhëheqjen e anijeve në Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës.
Vendimi u njoftua nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se pauza e ashtuquajtur “Projekti Liria” vjen pas progresit të madh drejt një marrëveshjeje me Iranin.
Operacioni synonte të garantonte kalimin e sigurt të anijeve tregtare dhe të rivendoste rrjedhën e naftës në tregjet ndërkombëtare, pas tensioneve të forta në rajon.
Megjithatë, pavarësisht pezullimit të këtij misioni, Trump konfirmoi se bllokada ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi, duke ruajtur presionin ekonomik mbi Teheranin.
Nga ana tjetër, media shtetërore iraniane e ka cilësuar vendimin si një “tërheqje” të Uashingtonit, duke pretenduar dështim në përpjekjet për të rihapur korridorin detar.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi se faza ofensive e operacionit ushtarak kundër Iranit ka përfunduar dhe se objektivat janë arritur.
Zhvillimet vijnë në një moment delikat, ndërsa përpjekjet diplomatike po intensifikohen dhe ndërmjetës si Pakistani po luajnë rol kyç në afrimin e palëve.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo pauzë do të çojë në një marrëveshje përfundimtare, apo do të interpretohet si një fitore strategjike nga Irani, në një rajon ku tensionet mbeten të larta dhe ekuilibri i brishtë.
Ndërkohë , kina ka kundërshtuar hapur sanksionet e Shtetet e Bashkuara ndaj Iran, duke u kërkuar rafinerive të saj të vazhdojnë blerjen e naftës iraniane dhe të mos zbatojnë masat amerikane.
Ndërkohë, ministri iranian Abbas Araghchi zhvilloi bisedime në Pekin me homologun Ëang Yi, në një përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe për të adresuar krizën rajonale.
Zhvillimet vijnë ndërsa Donald Trump ka pezulluar operacionin “Projekti Liria” në Ngushtica e Hormuzit, duke sinjalizuar një kthesë drejt diplomacisë, megjithëse tensionet dhe bllokada në rajon vazhdojnë.
