PS-PD QETËSOHEN PËR RREGULLOREN! Mazhorancë e opozitë do diskutojnë për përbërjen e komisioneve
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord të nisin diskutimin për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre. në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese theksuan se për të duhen votat nga të dyja kampet politike
PS dhe PD kanë gjetur si rrallë më parë një konsensus paraprak për ndryshimet ligjore.
Në këshillin për legjislacionin nisi diskutimi për përbërjen dhe numrin e komisioneve, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Të djathtët theksuan se ndryshimet duhet të realizohen me konsensusin edhe të opozitës. Ndërkaq nga mazhoranca u ra dakord dhe për procesin që do të ndiqet
PS miratoi ndryshimin e Rregullores në shtator të vitit të shkuar ku u shtua numri i komisioneve. Pas ankimit nga opozita ishte Gjykata Kushtetuese që e ktheu në Kuvend duke konstatuar shkelje të procedurave.
