Kallëzimi i PD për falsifikim për Irena Gjokën, SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO shtyn seancën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 13:46
GJKKO ka shtyrë ditën e sotme seancën për gjyqtaren Irena Gjoka dhe ka caktuar 19 maj për seancën e rradhës.
Shkak për këtë shtyrje është bërë kërkesa e kallëzuesve për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani.
Gjithashtu ata kanë kërkuar kthimin e dosjes për hetime në SPAK. Kjo pasi sipas tyre, ajo duhet të merret e pandehur.
