Magani largohet para fundit të sezonit / Zeka: Lëvizje normale në futbollin modern
Në emisionin “Ora Sport” në Ora News, i ftuar ishte analisti sportiv Xhevdet Zeka, i cili foli për situatën në kampionatin shqiptar dhe largimet e trajnerëve në fund të sezonit, duke i krahasuar edhe me praktika të futbollit europian.
Në fokus ishte situata e Partizanit dhe Teutës, si dhe vendimi i trajnerit Gugash Magani për t’u larguar para mbylljes së kampionatit.
“Te Partizani trajneri ka menaxhuar një grup të madh lojtarësh dhe e ka çuar skuadrën nga një situatë e vështirë në pjesën e sipërme të renditjes. Në këto raste vendimet e largimit janë pjesë e klubit dhe jo gjithmonë të qarta nga jashtë.”-tha ai.
Në vijim të diskutimit, Zeka u ndal te situata e Teutës, që ndodhet në garë të fortë për mbijetesë dhe përballë ndeshjeve të vështira në javët e fundit.
“Te Teuta situata është e komplikuar dhe objektivat janë vënë në pikëpyetje. Ka ndeshje të vështira përpara dhe çdo pikë bëhet vendimtare në fund të sezonit.”-shtoi Zeka.
Analisti krahasoi më pas këto zhvillime me rastet e futbollit europian, ku trajnerë si Carlo Ancelotti dhe Jürgen Klopp kanë njoftuar largimet e tyre shumë përpara përfundimit të sezonit, duke e konsideruar këtë një praktikë të zakonshme në futbollin modern.
Sipas tij, njoftimi i hershëm i largimit nuk është domosdoshmërisht faktor destabilizues, por pjesë e transparencës profesionale që po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në futbollin e sotëm.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS:

