BARCELONA “MAT” REALIT/ Katalanasit “prekin” titullin, “galaktikët” vendosin kur do festojnë
Barcelona mund të shpallet kampione në La Ligan Spanjolle që këtë të javë. Rivalët e Real Madrid kanë mundësinë vetëm të vonojnë festën e katalanasve.
Barcelona e preku titullin e dytë radhazi kampion në La Ligan- spanjollë por ende nuk mund të festojë edhe pse u shkëput me 14 pikë në krye të renditjes pas një fitoreje të vështirë 2-1 në transfertë ndaj Osasunës.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do të shpallet kampione nëse Real Madrid nuk fiton ndaj Espanyol të dielën.
Nëse Galaktikët fitojnë, Katalanasit mund të sigurojnë titullin edhe duke mos u mundu në shtëpi ndaj Realit më 10 maj.
Sfida Osasuna –Barcelona ishte e balancuar deri në 10 minuta nga fundi, kur Marcus Rashford dha një asist të saktë për sulmuesin Robert Leëandoëski, i cili shënoi me kokë.
Minuta e 81 dhe 0 me 1
Pesë minuta më vonë, mesfushori Fermin Lopez dha një pasim të zgjuar për Ferran Torres, që dyfishoi rezultatin.
Osasuna reagoi menjëherë, pasi një krosim i shkëlqyer i Abel Bretones u kthye në gol nga Raul Garcia.
Barcelona arriti ta ruajë avantazhin, duke çuar në 10 numrin e fitoreve radhazi në kampionat.
