PLANET E MILANIT/ Tare: Me Allegrin jemi në sinkron për të ardhmen, Kone po shkëlqen

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur hapur për planet e klubit kuqezi për sezonin e ardhshëm, duke theksuar se ekziston një harmoni e plotë mes drejtuesve dhe stafit teknik për hapat që duhen ndërmarrë.

Në një intervistë për DAZN, Tare u shpreh se ka një vizion të përbashkët me trajnerin Massimiliano Allegri dhe administratorin Giorgio Furlani për përforcimet dhe ndryshimet që i nevojiten skuadrës.

“Jemi në një linjë të përbashkët me Allegrin dhe Furlanin për atë që duhet të bëjmë për sezonin e ardhshëm dhe për atë që i mungon kësaj skuadre,” deklaroi Tare.

Sa i përket merkatos, drejtori sportiv i Milanit u ndal edhe te një emër konkret: Manu Koné. Ai vlerësoi performancën e mesfushorit, duke nënvizuar sezonin pozitiv që ka zhvilluar me Sassuolo.

“Koné ka bërë një kampionat shumë të mirë, ashtu si e gjithë skuadra e Sassuolos. Ai ka karakteristika të veçanta dhe njeh nivele të larta, pasi në Francë ka luajtur ndeshje të rëndësishme. Mund të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkato,” shtoi Tare.