Finalja e Madrid Open/ Sinner kërkon historinë, Zverev sfidon numrin një në një duel titanësh
Jannik Sinner dhe Alexander Zverev do të përballen në finalen e Madrid Open, qw shndwrrohet në një duel mes dy prej emrave më të fortë të tenisit aktual.
Italiani synon të hyjë në histori si tenisti i parë që fiton pesë tituj radhazi të kategorisë ATP Masters 1000, pas triumfeve në Paris në 2025 dhe në Indian Wells, Miami e Monte Karlo këtë vit.
Në moshën 24-vjeçare, ai është bërë një nga më të rinjtë që arrin këtë nivel dominimi, duke u rreshtuar përkrah legjendave si Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.
Statistikat janë në favor të numrit një në botë, që vjen në këtë finale me një seri prej 22 fitoresh radhazi dhe suksese ndaj kundërshtarëve më të fortë të qarkut.
Nga ana tjetër, Zverev, aktualisht i treti në renditje, kërkon të përmbysë historinë e përballjeve direkte, ku është mposhtur nga Sinner në gjysmëfinale, dhe të sigurojë titullin e tretë në karrierë në këtë nivel.
Finalja pritet të jetë një përballje titanësh, në një turne ku të dy tenistët nuk kanë arritur më parë të shpallen kampionë, duke e bërë sfidën në Madrid edhe më të hapur dhe të paparashikueshme.