"Largimi i trajnerit ende pa shpjegim të qartë"/ Haxhia: Trajneri i Partizanit pati periudhë të mirë, por me gabime në...
I ftuar në emisionin “Ora Sport”, ish-futbollisti Sokol Haxhia ka komentuar rrugëtimin e ish-trajnerit të Partizanit, duke u ndalur te periudha e tij në drejtimin e skuadrës dhe arsyet e largimit nga stoli.
Ai u shpreh se projekti fillimisht nisi me ekipin B, por më pas trajneri u afrua te skuadra e parë, ku pati një performancë që sipas tij nuk mund të konsiderohet negative për një debutues në elitë.
“Për një trajner fillestar në Superiore, nuk bëri keq. E ngriti ekipin deri në një pikë të caktuar.”-tha Haxhia.
Sipas tij, skuadra përfitoi nga mundësitë që iu dhanë lojtarëve, por një nga pikat që ndikoi ishte mënyra e menaxhimit të vetes gjatë ndeshjeve dhe komunikimi në disa situata të nxehta.
“Herë pas here kishte probleme në menaxhimin e vetes në stol dhe në komunikim, sidomos në situata të tensionuara.”-shtoi ai.
Haxhia shtoi se largimi i trajnerit erdhi papritur dhe se vendimi mbetet i paqartë për publikun, ndërsa edhe pas ndryshimit në stol, Partizani nuk ka pasur përmirësim të dukshëm në rezultate.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË NË 'ORA SPORT' NË ORA NEWS:

