VIDEO/ Akrobaci në qiellin e Himarës, Fiona Rushiti dhe Xhonatan Islami sfidojnë limitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2026, 14:44
Bregdeti i Himarës u kthye në arenë spektakli ajror, ku Fiona Rushiti dhe Xhonatan Islami realizuan një fluturim ekstrem me parashutë. Akrobacitë e tyre tërhoqën vëmendjen e pushuesve dhe vizitorëve.
Pas muajsh përgatitjesh intensive, dyshja arriti të finalizojë një performancë të rrallë për Shqipërinë, duke e kthyer Himarën në një pikë referimi për sportet ekstreme dhe aventurën ajrore.
Shfaqja u konceptua posaçërisht për çeljen e sezonit turistik, duke sjellë energji, adrenalinë dhe një tjetër dimension promovimi për zonën bregdetare.
Me këtë perfomancë ekstreme Fiona Rushiti bëhet vajza e parë shqiptare që e realizon dhe vajza e shtatë në botë.
