APARTAMENTET “FRENOJNË” RRITJEN/ Ngadalësohet “bumi” i shit-blerjes në Tiranë për vitin 2025

Raporti i Bankës së Shqipërisë sinjalizon një frenim të ritmit të rritjes së çmimeve të apartamenteve në Tiranë gjatë vitit 2025. Megjithatë shtrenjtimi me 4.4 për qind konsiderohet nga ekspertët si një fazë e përkohshme që nuk ndryshon trendin afatgjatë.  Sipas ekspertëve paraja e zezë vijon të ndikojë në tregun e apartamenteve duke krijuar deformime në çmime.


Banka e shqipërisë raporti për një frenim të rritjes së ccmimeve të apartamenteve në tiranë. Por shtrenjtimi me 4.4 për qind gjatë 2025 për ekspertët pritet të jetë afatshkurtër dhe se rritja do të vazhdojë

Për Enriko Cenkon Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë treg është paraja e zezë duke krijuar një treg informal.

Numri i të huajve në rritje ndikon në rritjen e kërkesës ndaj dhe shitjet sipas Cenkos do të jenë të larta.

 

Shpesh Shqipëria zgjidhet për të kaluar moshën e pensionit, ku të huajt dhe blejnë apartamente

Kriza ne lindjen e mesme dhe rritja e ccmimeve të mallrave ndikojnë dhe në koston në ndërtim, ccka detyrimisht do të sjellë çmime më të larta

Sipas raportit të Bankës u vu në dukje se 25% i banesave të shitura ishin blerë nga jo rezidentë, ku 52% prej tyre janë nga vendet e BE.