L*fta në Lindjen e Mesme i ka kushtuar mjaft BE-së/ Von der Leyen: 500 milionë euro humbje energjie në ditë

Presidentja e KE ka ngritur alarmin nga ndikimi i krizës së lindjen e mesme në ekonominë e unionit. Duke theksuar se nga nisja e luftës BE ka humbur 500 milionë euro në ditë, von der leyen kërkon gjetjen e burimeve alternative të energjisë duke u shkëputur sa më shumë nga karburantet

Kriza në Lindjen e Mesme ka sjellë një ndikim të fortë në buxhetet e shteteve evropiane. Në fjalën e saj në parlamentin evropian, deklaroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian vuri në dukje kostot që i rëndojnë buxheteve të familjeve por edhe të vendeve.

“Në vetëm 60 ditë konflikt” në Lindjen e Mesme, “shpenzimet tona për importin e lëndëve djegëse fosile janë rritur me mbi 27 miliardë euro. Po humbasim pothuajse 500 milionë në ditë. Rruga përpara është e qartë: duhet të reduktojmë varësinë nga importet dhe të forcojmë prodhimin e brendshëm të energjisë së pastër dhe me kosto të ulët”

Presidentja, në fjalën e saj hapëse të debatit mbi strategjinë e BE-së në përgjigje të krizës në Lindjen e Mesme, tha se “më në fund po shohim një armëpushim pas javësh dhune”, por se tani nevojiten “paqja dhe stabiliteti përmes mjeteve diplomatike”. Von der Leyen theksoi se për Brukselin mbetet prioritet liria e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit pa tarifa dhe se “çdo marrëveshje paqeje duhet të trajtojë programin bërthamor dhe raketor iranian”. Ndërkohë, kriza aktuale energjetike, që është “e dyta në katër vite”, tregon se “varësia jonë e tepruar na bën të cenueshëm”, duke theksuar nevojën për ta reduktuar këtë varësi dhe për të “rritur prodhimin e brendshëm energjetik”.

“Nga kriza e kaluar kemi nxjerrë një mësim: masat duhet të jenë të targetuara vetëm për familjet dhe sektorët më vulnerabël, duke shmangur nxitjen e kërkesës për gaz dhe naftë. Gjatë krizës së fundit, vetëm një e katërta e ndihmës emergjente ishte e targetuar për familjet dhe bizneset vulnerabël. Mbi 350 miliardë euro u shpenzuan për masa jo të targetuara. Kjo pati ndikim të rëndë në financat publike dhe dobësoi mbështetjen për ata që kishin më shumë nevojë. Të mos e përsërisim të njëjtin gabim”

Megjithatë dhe diplomacia nuk ka ndalur. Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi në një intervistë për Der Spiegel se i ka shpjeguar Donald Trump pse beson se lufta me Iranin është e gabuar, duke theksuar se përpiqet të ruajë një marrëdhënie të mirë personale me presidentin amerikan. Ai shtoi se nuk ka ndërmend të kritikojë publikisht vende si Spanja apo Mbretëria e Bashkuar, duke i konsideruar partnerë të besueshëm të NATO-s dhe duke theksuar se debatet e tilla duhen zhvilluar në mënyrë të rezervuar.