“TENTOI TË VR*STE DONALD TRUMP” / Atentatori akuzohet për tentativë vr*sjeje të Presidentit Trump

Cole Thomas Allen, është akuzuar për tentativë vrasjeje të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një incident që ka shkaktuar debatë për  sigurinë e nivelit të lartë. Hetimet zbulojnë se ai kishte planifikuar sulmin duke kaluar disa shtete dhe kishte paralajmëruar familjen e tij, për objektivat e që kishtë për sulm, ndërsa autoritetet po forcojnë masat e sigurisë.

Atentatori që qëlloi gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën, ku mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump, është paraqitur para gjykatës federale.

Ai është akuzuar zyrtarisht për përpjekje për të vrarë presidentin e SHBA-së dhe rrezikon burgim të përjetshëm

Përveç kësaj, ndaj tij rëndojnë edhe dy akuza të tjera: transportimi i armëve të zjarrit ndërmjet shteteve për kryerjen e një krimi dhe përdorimi i armës në një akt dhune – të dyja me dënim maksimal deri në 10 vite burg.

I dyshuari, Cole Thomas Allen, është lënë në paraburgim dhe pritet të dalë sërish para gjykatës këtë të enjte, ndërsa seanca paraprake është caktuar për në 11 maj. Gjykata ka dëgjuar se ai ka kaluar disa kufij shtetërorë me qëllimin për të realizuar sulmin ndaj presidentit amerikan.

Sipas dokumenteve zyrtare, pak para sulmit ai i kishte dërguar një email familjes së tij, ku shkruante se “zyrtarët e administratës janë shënjestra”, duke i renditur sipas rëndësisë, nga më të lartët tek më të ulëtit. Ky detaj ka ngritur alarmin për një plan të mirëorganizuar dhe me objektiva të qarta.

Ngjarja ndodhi gjatë një eventi në Shtëpia e Bardhë, ku u dëgjuan të shtëna me armë dhe ku presidenti, zyrtarë të lartë dhe të ftuar u evakuuan menjëherë nga forcat e sigurisë.

Një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua, por i shpëtoi plagëve të rënda falë jelekut mbrojtës.

Autoritetet amerikane po rishikojnë tashmë protokollet e sigurisë, ndërsa rasti konsiderohet një nga kërcënimet më serioze ndaj presidentit në vitet e fundit.