VIZITË MBRETËRORE NËN TENSION/ Charles në SHBA mes sfidave diplomatike dhe presioneve personale
Nën masash të forta sigurie dhe sfidash diplomatike, çifti i kurorës britanike, Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla, mbërritën në një vizitë zyrtare 4 ditore në SHBA, ku u pritën nga presidentin Donald Trump dhe Melania Trump, në Shtëpinë e Bardhë! Takimi me Presidentin Trump synon të rikthejë marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa mbreti përballet edhe me presion personal pas skandaleve që prekin familjen mbretërore.
Vizita shtetërore e Mbreti Charles III në Shtetet e Bashkuara nisi nën masa të forta sigurie dhe në një klimë të tensionuar politike.
Ai dhe Mbretëresha Camilla mbërritën në bazën ajrore Andrews, ku u pritën me ceremoni zyrtare dhe nderime ushtarake.
Masat e sigurisë u shtuan ndjeshëm pas të shtënave me armë gjatë një darke të Shtëpia e Bardhë me gazetarët, një incident që ka ngritur alarmin per sigurine nivelit te larte.
Çifti mbretëror u prit nga Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilluan takime simbolike dhe bisedime diplomatike.Vizita katërditore synon të forcojë marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, të dëmtuara muajt e fundit nga mosmarrëveshje politike dhe çështje ndërkombëtare, përfshirë tensionet rreth Iranit.
Mbreti pritet t’i drejtohet Kongresit amerikan me një mesazh uniteti dhe bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e aleancës transatlantike në kohë krizash globale. Ndërkohë, Camilla zhvilloi takime me aktivistë kundër dhunës në familje, duke e kthyer vizitën edhe në një platformë sociale.
Mbreti përballet me një ekuilibër të vështirë diplomatik: të ruajë lidhjen miqësore me Trump, por edhe t’u mbetet besnik bindjeve të tij dhe të përfaqësojë objektivat e qeverisë britanike.
Por kjo vizitë shoqërohet edhe me presion personal për mbretin, pas skandalit të vëllait të tij, Princi Andrew, dhe kritikave për qëndrimin e familjes mbretërore ndaj viktimave të lidhura me rastin Jeffrey Epstein.
Në një moment delikat për diplomacinë dhe imazhin e monarkisë, kjo vizitë konsiderohet si një provë e madhe për rolin ndërkombëtar të Mbretit Charles.
