FOTO/ Në kulmin e alergjive stinore,Topi: Sytë vijojnë të mbeten organi më i prekur
Alergjitë e stinës kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe duke bërë që tek shumë individë të shfaqin edhe probleme shëndetësoretë ndryshme, një ndër to dhe prekja e syve nga alergjitë stinore. Sipas mjekëve okulistë, sytë janë një nga organet më të prekura të këtij fenomeni.
“Personat që janë të predispozuar të kenë alergji pikërisht nga këta ngacmuesit stinor, nga polenet që janë ngacmuesit e kësaj stine, fillon dhe ajo pjesa e alergjisë nga bari, aq më shumë shohim pacientë që paraqiten me këto probleme si tek fëmijët dhe të rriturit”, tha Rubin Topi, mjek okulist.

Ndër të tjera ai shprehet se rastet e personave me alergji në sy problematika e përditëshme në klinikat okulistike. Topi këshillon qytetarët për më shumë kujdes të shtuar, me qëllim që problematikat me alergjitë të mos përkeqësohen.
“Ne i kemi rastet të përditshme, nga 10 pacientë 3-4 paraqiten me alergji. Ne i rekomandojmë që kur futen në shtëpi të lajnë sytë apo dhe pjesën e fytyrës dhe kjo bënë të mundur largimin e alergenëve nga pjesa afër syrit.
Asnjëherë nuk e rekomandojmë kruarjen e syve pasi ajo mund të hapi edhe probleme të tjera, kompresat e ftohta ndihmojnë shumë,-shtoi në fjalen e tij mjeku okulist.

Skuqje e syve, lotim i shtuar, kruarje e fortë janë vetëm disa nga simptomat më të zakonshme të alergjive në sy. Mjekimet kryesore mbeten kryesisht ato me pika, lotët artificialë dhe antialergjikët më specifikë.

