FOTO/LAJM Dita Botërore e Veterinarisë, roli themeltar i veterinerëve në shëndetin publik

Këtë të shtunë,  më 25 prill përkujtojet  Dita Botërore e Veterinarisë. Vëmendja për këtë vit është përqendruar tek


“Veterinerët: Mbrojtësit e Ushqimit dhe Shëndetit Publik”.

Kjo temë vë në pah dhe thekson rolin thelbësor të mjekut veterinar në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe të njerëzve, si dhe në garantimin e sigurisë ushqimore.

Sipas Mjekësisë Veterinare Shqiptare, mjeku veterinar është profesionisti kryesor në parandalimin e sëmundjeve zoonotike, luftën kundër rezistencës antimikrobike dhe sigurimin e ushqimeve me origjinë shtazore të sigurta për konsum.

FOTO/LAJM Dita Botërore e Veterinarisë,  roli themeltar i

Roli i veterinerit mbetet një nga detyrat kryesore në shëndetin publik për të garantuar mbarëvajtjen e ecurisë ushqimore dhe kujdesit ndaj kafshëve dhe njerëzve.

Nga ferma deri në tryezën e konsumatorit, veterinerët mbeten një shtyllë themelore në ruajtjen e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore.