"Siguria ushqimore dhe standardet e BE-së"/ Rama në “Flasim”: Shqipëria synon tregun europian me produkte të certifikuara
Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin “Flasim” për sigurinë ushqimore dhe përafrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian, duke e cilësuar si një nga prioritetet kryesore të procesit të integrimit.
Ai ka zhvilluar një takim me përfaqësues të sipërmarrjes ushqimore, ku është diskutuar se si të garantohet që produktet ushqimore të jenë të sigurta për konsum dhe njëkohësisht të afta për të konkurruar në tregun europian në të ardhmen.
Rama ka theksuar se ky proces nuk lidhet vetëm me përmbushjen e rregullave, por me ndërtimin e një sistemi të plotë kontrolli, cilësie dhe besimi në gjithë zinxhirin e prodhimit ushqimor.
Sipas tij, sfida kryesore është sigurimi i të ardhmes për bizneset që operojnë në bujqësi, përpunim dhe prodhim ushqimor, nga produktet shtazore deri te ato të paketuara.
Ai ka shtuar se Shqipëria po punon jo vetëm për harmonizimin e ligjeve me BE-në, por edhe për zbatimin e tyre në praktikë, duke forcuar bashkëpunimin me sipërmarrësit në sektorin ushqimor dhe bujqësor.
KRYEMINISTRI RAMA NË PODCASTIN 'FLASIM':

