“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Rama: Kredi sinkrone me banka dhe shtet për zgjerimin e startup-eve shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në podcastin “Flasim” një program të ri qeveritar me emrin “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri.
Programi po përgatitet në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë dhe pritet të nisë së shpejti zbatimin.
Nisma parashikon kredi me kushte më të favorshme se ato të tregut dhe me garanci nga shteti, duke synuar t’u japë mundësi sipërmarrësve të zgjerojnë aktivitetin e tyre.
Përfitues do të jenë bizneset ekzistuese që duan të rriten, njësitë prodhuese, si dhe startup-et që kërkojnë të zhvillohen në kompani më të mëdha dhe fitimprurëse.
Programi synon të lehtësojë aksesin në financim për ata që kanë vështirësi në sigurimin e kredive nga sistemi bankar, duke i mbështetur në zgjerimin e ndërmarrjeve të tyre.
KRYEMINISTRI NË PODCASTIN "FLASIM":

