Kryediplomati iranian takohet me zyrtarë pakistanezë në Islamabad
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka mbërritur në Pakistan gjatë natës, ku është pritur në aeroport nga ministri i jashtëm pakistanez Ishaq Dar dhe kreu i forcave të armatosura, Feldmarshal Asim Munir.
Menjëherë pas mbërritjes, ai ka nisur takime me zyrtarët më të lartë të vendit në Islamabad. Sipas ministrisë së jashtme të Pakistanit, diskutimet janë fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.
Një tjetër takim mes Araghchi dhe Asim Munir është zhvilluar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin pakistanez.
Pas vizitës në Pakistan, Araghchi pritet të udhëtojë drejt Omanit dhe Rusisë, ku synon të vazhdojë konsultimet diplomatike me partnerët rajonalë.
Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se gjatë kësaj vizite, ai do të takohet vetëm me zyrtarë të lartë pakistanezë dhe nuk është planifikuar asnjë takim me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara.

