Rrjetet kriminale zaptojnë kufirin/ Venezuela dhe Kolumbia nisin bashkëpunim ushtarak kundër bandave që kontrollojnë zonat kufitare

 Rrjetet kriminale zaptojnë kufirin/ Venezuela dhe Kolumbia nisin

Në Karakas është zhvilluar një takim mes presidentes së përkohshme të Venezuela Delcy Rodriguez dhe presidentit të Kolumbia Gustavo Petro, ku është rënë dakord për forcimin e bashkëpunimit ushtarak në kufirin mes dy vendeve.

Të dy liderët kanë vendosur të rrisin koordinimin e forcave të armatosura dhe shkëmbimin e informacionit inteligjent për të luftuar grupet kriminale që veprojnë në zonën kufitare, një territor që shtrihet mbi 2 mijë kilometra dhe prej vitesh përballet me probleme sigurie.

Bashkëpunimi synon goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafik droge, miniera të paligjshme dhe trafikim të qenieve njerëzore, që operojnë në të dy anët e kufirit.

Ky takim u konsiderua i rëndësishëm edhe sepse Petro është lideri i parë që viziton Venezuelën pas ndryshimeve të fundit politike në vend, duke shënuar një hap drejt afrimit të marrëdhënieve mes dy shteteve pas një periudhe tensionesh.