G7 NË ALARM/ Rusia dhe Kina rrisin arsenalet bërthamore, kërkohen masa urgjente për uljen e rrezikut

Vendet e G7 kanë ritheksuar rëndësinë e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), duke shprehur shqetësim për rritjen dhe modernizimin e arsenaleve bërthamore nga Rusia dhe Kina.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet anëtare kërkojnë masa konkrete për uljen e rrezikut bërthamor, në një kohë kur tensionet mes fuqive të mëdha po rriten.

Kjo deklaratë vjen përpara konferencës së rishikimit të NPT-së në Nju Jork, ku 191 shtete pritet të diskutojnë për forcimin e traktatit dhe ruajtjen e stabilitetit global.

G7 i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të luajnë një rol më aktiv në ruajtjen e ekuilibrit strategjik ndërkombëtar dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

Në të njëjtën kohë, Donald Trump ka propozuar një marrëveshje të re bërthamore mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, si dhe ka ngritur mundësinë e rifillimit të testeve bërthamore, mes shqetësimeve për aktivitetet ushtarake të Pekinit.