“AKSHI”: KE HYRË NË “PISHINË PESHKAQENSH”/ Zbulohet si i bënë presion pronares së kompanisë gjermane, i morën 1 milionë euro
Në tenderat e AKSH-it nuk kanë munguar rastet kur i është bërë presion dhe pronarëve të kompanive të huaja. Madje sipas dëshmive pas Ergys Agasi duket se ka marrë më shumë kontroll në procedura. Një nga shprehjet e dhëna, sipas dëshmive në spak, ishte se kishin hyrë në një pishinë peshkaqensh.
Në dosjen e spak të akshit është përfshirë dhe një rast kur i është ushtruar presion dhe pronares së një kompanie gjermane. Për këtë prokuroria e posaçme ka marrë dëshminë e shtetases Migena Schroeder për pjesëmarrjen në tendera të shoqërisë AESS që ajo ka asur. Ajo ka sqaruar se në muajt e parë ë vitit 2022 e ka takuar Daniel Shima me porosi të shefes ku i ka sugjeruar të bëhej pjesë e një projekti që lidhej me impelmentimin "Smartlab 2", në shkollat por që procedura ende nuk ishte bërë.
“Danieli më thotë që ky projekt është caktuar që do të realizohej nga shoqëria "Albasan", dhe se për këtë arsye duhet të takohesha me përfaqësues të kësaj shoqërie, shtetasin Elison Jorgji. Interesi i tij që më kërkoi mua të behesha pjesë e projektit ishte sepse ne kishimekskluzivitet të "Ruckus",e cila njihet për fibrën optike, pra është nga firmat më të mëdhaja në botë dhe është amerikane, pra qëllimi i tyre ishte që të krijonin një imazh më të mirë, duke përdorur kompani amerikane... “
Më tej ajo shton se dy dite më pas kur projekti nuk kishte përfnduar i shkoi në zyrë shtetasi Elison Jorgji, që i thotë se Daniel Shima nuk do ishte më përgjegjës për çfarë ndodhte në AKSHI dhe se tashmë gjërat i kishte marrë në dorë një shtetas me emrin "Gysi”.
“Unë i thashë që nuk e njihja se kush ishte dhe as më interesonte një gjë e tillë. Ne vijim, shtetasi Elison Jorgji, më tha që gjërat kishin ndryshuar dhe se unë duke qenë pjesë e gjësë, ai do më kalonte në llogari lekët dhe se unë duhet ti mbaja në llogari dhe ti kaloja me fatura të vogla nga pak e nga pak, por se deri në atë moment nuk e dija tamam se kujt duhej tja kaloja. Unë i thashë që nuk isha dakort dhe i thashë që do ti shkoja shtetases Mirlinda Karçanaj në zyrë për këtë gjë. Elisoni më tha pas kësaj se "unë nuk merrem me ty".
Më tej në dëshmi ajo shtoi se i shkoi në zyrë drejtoreshës së AKSHIT duke i shprehur shqetësimin.
Ajo më tha se edhe ajo nuk ishte e sigurtë për të sepse sipas saj, atë e kishte futur në shtetasi Daniel Shima. Pas këtij takimi, shtetasi Elison Jorgji më ka kërkuar përsëri takim dhe gjatë takimit më tha "e ke menduar??" dhe unë i kam thënë që nuk merrem fare me ty dhe se do të shkoja tek Mirlinda Karçanaj. Pikërisht në këtë sekond, më ka shkruar mesazh shtetasja Mirlinda Karçanaj duke më thënë që më kishte kërkuar në takim shtetasi Ermal Beqiri dhe se më priste tek Rogneri për tu takuar.
Pronarja e kompanisë shton dyshimin se Jorgji mund ti kishte përgjuar bisedën duke e lidhur me faktin se Karçanaj i shkruajti pikërisht në atë moment. Megjithatë shton se realizoi takimin me Beqirajn.
Ai më tha në vijim të bisedës që unë kisha hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe se ai ishte këtu "për të zgjidhur historinë”. Më kërkoi që të shkoja në zyrë të merrja kontratat dhe se në orën 18.00 duhet të takoheshim prap në zyrën e tij. Kjo ka ndodhur dikur rreth muajit Dhjetor të vitit 2023. Kur i shkova në zyrë me gjithë kontratat, të cilën e ka diku tek rruga "Hoxha Tasim”, mund të them se unë isha shumë e frikësuar por se ai më priti shumë mirë. Gjatë takimit më pyeti për vlerën e kontratës dhe aty më tha se sa lekë do të mbaja unë në llogari dhe se një pjesë të shumës së fituar, për të cilën do më kontaktonte një punonjësja e tij me emrin Gesta, me të cilën duhet të diskutoja për të bërë një kontratë shërbimi me shoqërinë EA Solution. Për këtë gjë, Emali më tha që duhet të kisha parasyesh që këto lekë nuk ishin të miat dhe se prandaj më kishte thënë që kisha hyrë "në një pishinë peshkaqenësh”, por se ai kishte projekte të tjera dhe mund të bashkëpunoja me të në vijim për projekte të tjera.
Sipas faturave të zbuluara nga spak, ajo i ka prerë një faturë shoqërisë EA Solution, në vlerën e rreth 100 milionë lekëve

