SPAK godet Gentian Pjetërgjokën e call centrave, në skenë edhe një grua, arrestohet edhe polici August Berberi që i siguronte mbrotje
SPAK, në bashkëpunim Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ka finalizuar sot me sukses një aksion kundër Call Center-ave mashtrues në Tiranë.
Aksioni ka ardhur pas një pune disa mujore me sinjalizim të palës franceze dhe është goditur një call center që vepronte pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Sipas burimeve pronar i Call Center është Gentjan Pjetërgjokaj, i cili është arrestuar për mashtrim me pasoja të rënda.
Pjetërgjokaj kamuflohej me kompaninë IVISION.AL shpk. Ndërkaq, administratore e kompanisë rezulton Anisa Muçollari.
Në kuadër të këtij operacioni është ndaluar nga AMP edhe një punonjës policie.
I ndaluari nga AMP rezulton të jetë August Berberi, me detyrë agjent në Komisariatin, nr.1 në Tiranë.
Atij i është kontrolluar dhe banesa nga agjentët e BKH-së dhe të AMP-së.
Goditja e këtij call centeri është rasti dytë brenda një javës. Një tjetër call center mashtrues u godit në 14 prill po në Tiranë. Në atë rast, u lëshuan në total 7 urdhër-arreste dhe u vendosën dy masa sigurimi, për ndalim të daljes jashtë vendit./ "Prapaskena"

