Zhduket kostumi historik i Madonës! Mbretëresha e Popit ofron shpërblim: I njëjti i veshur 20 vite më parë

Mbretëresha e popit Madona ka publikuar zbuluar një incident të ndodhur në rikthimin e saj në skenë. Pas performancës ajo zbuloi se një prej veshjeve ishte zhdukur dhe për këtë ofroi shpërblim nëse do ti kthehen. Në reagim shton se bëhet fjalë për kostumin e përdorur dhe 20 vite më parë

Rikthimi i Madonës në skenë nuk ka kaluar pa incidente. Një prej veshjeve të saj në Coachella fundjavën e kaluar, u zhdukën pas festivalit.

Për të sensibilizuar mbi rëndësinë që ato mbartin mbretëresha e Popit përmes rrjeteve sociale ka theksuar se ato mbartin histori ndaj dhe ka ofruar shpërblim nëse do ti kthehen.

“Këto nuk janë thjesht rroba, ato janë pjesë e historisë sime”, shkroi Mbretëresha e Popit në Instagram.

Midis tyre ishin xhaketa, korseja dhe fustani vjollcë që ajo veshi gjatë paraqitjes së saj surprizë si e ftuar me Sabrina Carpenter në eventin e Kalifornisë të premten në mbrëmje.

"Shpresoj dhe lutem që ndonjë shpirt i mirë t'i gjejë këto sende dhe t'i kontaktojë ekipit tim", shkroi Madonna, duke shtuar se po "ofron një shpërblim për kthimin e tyre të sigurt".

Bëhet fjalë për të njëjtat veshjet çizme, korse dhe xhaketë që ajo ka pasur gjatë performancës së saj në Coachella 20 vite më parë.

«Është si një moment që mbyll një rreth të plotë, shumë domethënës për mua», i tha ajo turmës ndërsa një Carpenter e adhuronte duke e parë.

Disa sende të tjera nga arkivi personal i Madonnës "nga e njëjta epokë" janë zhdukur gjithashtu, shkroi ajo.

Departamenti i Policisë së Indios i tha TMZ se rrobat u panë për herë të fundit "në një karrocë golfi" në ambientet e festivalit në orën 01:30 sipas orës lokale të shtunën.