VIDEO/ Melodi paqeje nga 6-vjeçarja Noara Dervishi

Vogëlushja Noara Dervishi po kthehet në fenomen të skenës shqiptare, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë.

Vetëm gjashtë vjeç, rrugëtimi i Noarës ka nisur thjeshtë përmes postimeve nga prindërit e saj, në rrjetet sociale të këngëve të grupit legjendar Modern Talking, një shije muzikore gati e pazakontë për një fëmijë të brezit të saj.

Dëshira për muzikën e viteve ’80 e çoi Noarën në skenë ku u takua me Thomas Anders, një nga pjesëtarët e grupit legjendar gjatë koncertit në Tiranë në vitin 2025.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, këngën më të re të vogëlushes 6-vjeçare, duke e etiketuar si “melodi paqeje”.

Noara ka qenë pjesë e formatit “Në Kurthin e Piter Pan” në TV Klan, ku me protagonizmin e saj ka “rrëmbyer” vëmendjen e publikut. Ajo ka provuar veten edhe në audicionet e “X Factor Kids Albania”, duke treguar se përveç argëtimit, ajo ka edhe një vokal premtues për të ardhmen.