HISTORIA SIPAS “RRËNJËT TONA”/ Guri: Nxisim debatin shkencor për çështje që kërkojnë rivlerësim
Akademia “Rrënjët Tona” paraqiti interpretime alternative për ngjarje të historisë shqiptare. Qëllimi sipas sipas anëtarëve është nxitja e debatit shkencor dhe rivlerësimi i fakteve historike.
Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët Tona” solli interpretime qasje të ndryshme nga ato të pranuara gjerësisht në historiografinë tradicionale për katër ngjarje dhe artefakte mbi trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Lashtësia e gjuhës shqipe, pretendimi se në vendin tonë është ndërtuar kisha e parë katolike në Europë, Kuvendi I Arbërit dhe rihapja e shkollës së Kurbinit, ishin në qendër të një diskutimi të mbështetur në dokumente arkivore nga Vatikani dhe studime të autorëve të huaj
Sazan Guri, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të akademisë alternative shkencore, shpjegoi se synimi i këtyre studimeve është nxitja e debatit shkencor dhe hapja e një diskutimi më të gjerë mbi çështje që, sipas tij, kërkojnë rivlerësim.
Këndvështrime të tilla, të cilat nuk janë pjesë e konsensusit akademik, rikthejnë herë pas here debatet alternative përtej njohurive të konsoliduara në tekstet shkollore. Sipas Gurit, këto gjetje duhet të analizohen më tej dhe të përcillen te brezat e rinj si pjesë e një diskutimi më të gjerë shkencor.
Në konferencë morën pjesë studiues shqiptarë, historianë, si dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh, të cilët konsiderohen një dëshmi e gjallë e historisë dhe identitetit kombëtar.
