Në përkujtim të Servet Carës/ Promovohet libri “Poemë për lirinë” në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të kompozitorit mirditor

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të kompozitorit mirditor Servet Cara, pjesëtar i grupit të njohur të burrave të Ansamblit të Mirditës, në një nga sallat e Akademisë së Shkencave u organizua një veprimtari përkujtimore në nderim të tij, ku u prezantua edhe libri “Poemë për lirinë” ku është përmbledhur e gjithë krijimtaria e Servet Carës.

Libri është përgatitur prej poetit Viktor Gjikolaj, bashkëkohës e shok që prej fëmijërisë me kompozitorin, me të cilin kanë krijuar bashkë shumë këngë.

Duke e marrë fjalën në këtë veprimtari Akademiku Shaban Sinani, rrëfeu kujtime nga njohja e miqësia me Servet Carën.

Ndër të pranishmit që e morën fjalën, këngëtarja Mrika Trumshi solli kujtime e mbresa nga bashkëpunimi me kompozitorin Servet Cara, duke u ndalur veçanërisht tek këngët e kënduara prej saj si: “Lumja ti moj vjeshta e tretë”, “Kam shtëpinë e vogël”, etj,. 

Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Mirditës, i cili pasi evidentoi rolin dhe kontributin e Servet Carës, i dorëzoi vajzës së kompozitorit certifikatën e Mirënjohjes.