Konflikti SHBA-Iran/ Araghci: Shkeljet e vazhdueshme të a*mëpushimit nga SHBA janë pengesë për vazhdimin e procesit diplomatik

Kreu i diplomacisë iraniane, Abbas Araghci i tha homologut të tij pakistanez Isak Dar se shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit nga SHBA janë një pengesë e madhe për vazhdimin e procesit diplomatik, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Teheran.

Mediat shkruajnë se në një bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të dy vendeve, Aragchi i tha Dar se Irani, duke marrë parasysh të gjitha aspektet e çështjes, do të vendosë për hapat që do të ndërmarrë.