Ministria e Jashtme gjermane protestoi te ambasadori rus për k*rcënimet ndaj kompanive të sistemeve të a*mëve

Ministria e Jashtme gjermane thirri sot ambasadorin rus në Berlin, Sergei Nechayev, për të protestuar zyrtarisht ndaj kërcënimeve të Moskës kundër kompanive të sistemeve të armëve në Gjermani.

Në një postim në platformën "X", Ministria e Jashtme gjermane, shprehet se,  kërcënime të tilla si dhe çdo formë e aktivitetit të spiunazhit brenda Gjermanisë janë plotësisht të papranueshme.

E njëjta deklaratë thekson gjithashtu se kërcënimet e drejtpërdrejta të Rusisë kundër objektivave në Gjermani përbëjnë një përpjekje për të minuar mbështetjen për Ukrainën.

"Nuk do të lejojmë veten të frikësohemi. Kërcënime të tilla  si dhe çdo formë e aktivitetit të spiunazhit brenda Gjermanisë janë plotësisht të papranueshme"