Masoud Pezeshkian lë të hapur bisedimet me SHBA, por paralajmëron për “mosbesim të thellë”
Presidenti i Irani, Masoud Pezeshkian, ka dhënë sinjale të paqarta për mundësinë e një raundi të dytë bisedimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më herët, një zyrtar i lartë iranian kishte lënë të kuptohej se Teherani po e shihte pozitivisht pjesëmarrjen në negociata, edhe pse më parë kishte refuzuar një propozim nga pala amerikane për vazhdimin e dialogut.
Në një reagim publik, Pezeshkian foli për mungesën e besimit të thellë që ekziston prej kohësh ndaj SHBA-së. Ai la të kuptohet se çdo bisedim ka kuptim vetëm nëse palët respektojnë angazhimet dhe shmangin mesazhet kontradiktore.
Sipas tij, qëndrimet e fundit nga zyrtarët amerikanë nuk janë ndihmuese dhe krijojnë perceptimin se kërkohet presion ndaj Iranit. Në të njëjtën kohë, ai bëri të qartë se vendi i tij nuk do të dorëzohet përballë forcës.
