“Marrëveshje shumë më e mirë me Iranin”/ Trump sulmon paktin e 2015 dhe paralajmëron marrëveshje të re “së shpejti”

“Marrëveshje shumë më e mirë me Iranin”/ Trump
Donald Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje të re me Iranin, të cilën ai e cilëson si shumë më të mirë se marrëveshjet e mëparshme.

Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump iu referua marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), duke e quajtur atë një nga marrëveshjet më të dobëta për sigurinë amerikane.

Sipas tij, ajo marrëveshje i hapte rrugë zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani.

Trump rikujtoi edhe vendimin e tij për të tërhequr SHBA-të nga kjo marrëveshje gjatë mandatit të parë, duke argumentuar se një hap i tillë shmangu rreziqe më të mëdha për rajonin e Lindjes së Mesme dhe për aleatët e Uashingtonit.

Ai la të kuptohet se një marrëveshje e re mund të arrihet shpejt, duke shtuar se nuk është nën presion për ta mbyllur atë, pavarësisht zhvillimeve dhe tensioneve në rajon.