Përleshja në Kaliforni që u kthye në tragjedi/ Të shtëna pranë shkollës në Winston-Salem, 2 viktima dhe disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 19:44
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Winston-Salem.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit pranë Jefferson Middle School, por jo brenda ambienteve të shkollës.
Pas të shtënave, autoritetet vendosën masa sigurie për institucionin, të cilat u hoqën më vonë kur situata u konsiderua e sigurt për nxënësit dhe stafin.
Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi si një përleshje e planifikuar mes dy të rinjve. Situata doli jashtë kontrollit dhe u përshkallëzua në përdorim armësh, ku u përfshinë disa persona.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë.

