FOTO+VIDEO/ Ç’PO NDODH? Kundërpërgjigja e policisë rezulton fatale, pl*gosen Luçiano Boçi dhe Aulon Kalaja
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është kapur nga gazi lotsjellës teksa tensionet shpërthyen në bulevardin përballë Kryeministrisë me përfundimin e fjalimeve.

Pas përfundimit të fjalimeve pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë.
Megjithatë pas kësaj, ndryshe nga protestat e tjera pati një ndërhyrje të menjëhershme nga forcat e rendit, çka ka sjellë lëndime të forta edhe tek përfaqësues të tjerë të PD-së, si Luçiano Boçi dhe Aulon Kalaja.

Situata para kryeministrisë u tensionua edhe më shumë, kur ish kandidati për deputet, Aulon Kalaja ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të dhunës policore, të cilët e goditën me shkelma, dhe gazit lotsjellës që u hodh në drejtim të protestuesve dhe eksponentëve demokratë.
Aulon Kalaja është parë i shtrirë në tokë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa në ndihmë i erdhën qytetarët.
Në gjendje të fikëti, Aulon Kalaja u transportua në krahë nga qytetarët të cilët e nisën me ambulancë drejt spitalit.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve është lënduar edhe deputeti Luçiano Boçi.
Po ashtu raportohet se policia ka përdorur edhe shkop gome ndaj protestuesve.
NDIQNI GJITHÇKA PO NDODH NË TIRANË NË KUADËR TË PROTESTËS SË OPOZITËS

