Denar Biba rigjidhet kryetar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë mbrëmje me 73 vota pro për zgjedhjen e Denar Bibës në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Projektvendimi për kryetarin e ri kaloi me 1 abstenim dhe 13 vota kundër.

Biba garonte bashkë me tre kandidatë të tjerë: Pajtim Melani, Elidian Balla dhe Evis Noçka.

Sipas ligjit, anëtarët e Komisionit të Konkurrencës zgjidhen nga Kuvendi. Një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës, dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe dy anëtarë propozohen nga Kuvendi.

Ligji parashikon që anëtarët e Komisionit zgjidhen me shumicë votash, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për një periudhë 5-vjeçare. Kuvendi emëron edhe Kryetarin e Komisionit.

Rizgjedhja e Denar Bibës në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës nuk ishte aspak çudi, por diçka shumë e prishtme.

Denar Biba rigjidhet kryetar i Komisionit të Autoritetit të