Duka zbulon prapaskenat: Besnik Hasi ishte gati për Kombëtaren, por ‘u rrëmbye’ nga Anderlecht në momentin e fundit

Kreu i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, ka bërë të ditur se më herët i është ofruar drejtimi i Kombëtares trajnerit Besnik Hasi, por marrëveshja nuk u finalizua.

Sipas Dukës, palët kishin arritur në fazën përfundimtare të bisedimeve, por Hasi u tërhoq në momentet e fundit pasi mori një ofertë nga klubi belg Anderlecht.

Ai la të kuptohet se ideja për një trajner shqiptar në krye të Kombëtares është ende në tavolinë, ndërsa fillimisht është diskutuar edhe me trajnerin aktual për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Çështja e pankinës pritet të marrë një drejtim përfundimtar para ndeshjeve të muajit qershor, kur do të vendoset se kush do të drejtojë ekipin kombëtar në vijim.

ARMAND DUKA NË KONFERENCË PËR MEDIAT: