Trajneri Edlir Tetova i jep lamtumirën Egnatias në fund të sezonit
Trajneri Edlir Tetova pritet të largohet nga skuadra e Egnatias në fundin e këtij sezoni.
Klubi i Futbollit Egnatia pritet të dalë nesër në një deklaratë të rëndësishme për mediat, ku në fokus do të jenë zhvillimet e fundit disiplinore për skuadrën.
Disa javë më parë, Egnatia u përball me vendime të forta nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, i cili vendosi për pezullimin me 5 deri në 6 ndeshje të disa pjesëtarëve të stafit, përfshirë Albano Aleksin dhe drejtorin sportiv të klubit. Megjithatë, goditja më e rëndë ishte pezullimi për 6 muaj i trajnerit Edlir Tetova.
Në këtë kontekst, klubi ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 11:00, trajneri Tetova do të dalë në një konferencë për shtyp, ku pritet të adresojë një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me situatën aktuale të ekipit.
Sipas njoftimit zyrtar, tekniku i kampionëve do të japë shpjegime mbi problematikat e sezonit, si dhe do të ndalet te vazhdimësia e punës dhe projektet e klubit në të ardhmen. Kjo dalje para mediave konsiderohet me rëndësi të veçantë, jo vetëm për vetë trajnerin, por edhe për drejtimin dhe perspektivën e Egnatias.

