BOTËRORI 2026 – Infantino: Irani do të luajë me siguri në Kupën e Botës

Irani do të luajë me siguri në Kupën e Botës në verë në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada pavarësisht luftës me SHBA-në dhe Izraelin, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Infantino u tha transmetuesve amerikanë CNBC në forumin e tyre ”Invest in America” se të luash në ngjarjen e madhe ishte e rëndësishme për vendin.

Infantino tha se ”Irani do të vijë me siguri”.

“Irani duhet të vijë, sigurisht. Ata përfaqësojnë popullin e tyre. Ata janë kualifikuar. Lojtarët duan të luajnë”, shtoi ai.

“Ata duhet të luajnë – sportet duhet të jenë jashtë politikës. Ne nuk jetojmë në Hënë, ne jetojmë në planetin Tokë, por nëse nuk ka askush tjetër që beson në ndërtimin e urave dhe në mbajtjen e tyre të paprekura dhe të bashkuara, ne po e bëjmë këtë”, theksoi ai.

SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet ajrore kundër Iranit më 28 shkurt.

Tani është në fuqi një armëpushim.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk e konsideron “të përshtatshme” që Irani të marrë pjesë në turne.

Irani pati një kërkesë për të zhvendosur ndeshjet e grupit nga SHBA-të në Meksikë, e cila u refuzua nga FIFA, sipas presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum

Irani do të luajë kundër Zelandës së Re dhe Belgjikës në Los Anxheles dhe kundër Egjiptit në Siatëll, në turneun e 11 qershorit deri më 19 korrik.