“Harrojini të tjerët"/ Malota: Vetëm dy skuadra 'luftojnë' për titull, ja cilat janë ato

I ftuar në studion e “Sport Focus”, drejtori sportiv i Besëlidhjes, Renato Malota, ka folur për garën për titullin kampion në Superiore, në një moment kur kampionati ka hyrë në fazën vendimtare.

Sipas tij, dy skuadra janë më të avantazhuara për të luftuar deri në fund për trofeun: Egnatia dhe Vllaznia.

“Egnatia është një nga ekipet pretendente për titullin. Ka pasur luhatjet e veta gjatë sezonit, ndoshta edhe për shkak të lojtarëve të rinj, por tani ekipi është në rritje.”-tha ai.

Malota vlerëson se rrogozhinasit kanë gjetur ritmin në momentin më të rëndësishëm të sezonit, ndërsa shton se gara do të jetë e fortë deri në fund.

“Kam besim që bashkë me Vllazninë do jenë dy ekipet që do luftojnë për titullin kampion këtë vit.” -shtoi Malota.

Ai u ndal edhe te formula e re e “Final Four”, e cila këtë sezon ndryshon mënyrën e shpalljes së kampionit, duke futur në garë katër ekipet më të mira.

Sipas tij, ky format mbetet ende një pikëpyetje për shkak se aplikohet për herë të parë dhe mund të sjellë surpriza, pasi pikët e sezonit të rregullt përgjysmohen dhe gjithçka mbetet e hapur deri në fund.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË "SPORT FOCUS":