“PICASSO” SHITET PËR 100 EURO/ Pikturë miliona dollarëshe fitohet në lotari me biletë simbolike (VIDEO)

Një vepër e Pablo Picasso me vlerë mbi 1 milion dollarë është shitur me çmimin e një darke tw zakonshme nw Paris. Ajo është fituar në një lotari për vetëm 100 euro ose 117 dollarë,  duke kthyer një biletë të thjeshtë në një çmim të jashtëzakonshëm arti.

Një histori e pazakontë vjen nga bota e artit. Një pikturë origjinale e mjeshtrit spanjoll Pablo Picasso, me vlerë mbi 1 milion dollarë, është shitur me çmimin e një darke tw zakonshme nw Paris duke u fituar për vetëm 117 dollarë, çmimi i një bilete lotarie.

Vepra me titull Tête de Femme, e realizuar në vitin 1941, ishte pjesë e një fushate bamirësie të quajtur “1 Picasso për 100 euro”. Në total, u shitën rreth 120 mijë bileta, ndërsa të ardhurat shkuan për kërkimet mbi Alzheimer në Evropë.

Fituesi me fat, Ari Hodara, një adhurues arti nga Paris, mbeti i habitur kur mori lajmin. Fillimisht ai dyshoi nëse bëhej fjalë për një mashtrim, por më pas e kuptoi se ishte pronari i ri i një vepre të rrallë.

Piktura, e realizuar në stilin karakteristik kubist të Picasso-s, paraqet një portret femëror me forma të shtrembëruara artistikisht dhe nuanca gri, duke reflektuar periudhën e vështirë të Lufta e Dytë Botërore, kur artisti jetonte në Paris.

Sipas nipit të artistit, vepra mund të vlejë edhe më shumë se një milion dollarë, duke e bërë fitimin edhe më spektakolar.

Kjo nuk është hera e parë që organizohet një iniciativë e tillë. Edicionet e mëparshme kanë mbështetur projekte humanitare në Liban dhe gjatë pandemisë së Covid-19.

Ndërsa disa piktura të Picasso-s janë shitur për shifra rekord  si “Les Femmes d'Alger”, që arriti mbi 179 milionë dollarë kjo histori tregon se arti i madh ndonjëherë mund të vijë në mënyrat më të papritura.

Fituesi tashmë ka në dorë një vendim të rëndësishëm: ta mbajë veprën në shtëpi, ta ekspozojë në një muze apo ta shesë për një shumë marramendëse.