Alarm nga Ursula von der Leyen: Mbyllja e Hormuzit rrezikon ekonominë globale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 13:22
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për pasojat që mund të sjellë kriza në Lindjen e Mesme në ekonominë globale.
Gjatë një konference për shtyp pas një takimi të Komisionit Evropian, ajo u ndal tek ndikimi që kjo situatë mund të ketë në tregjet ndërkombëtare.
Në fokus ishte edhe çështja e Ngushticës së Hormuzit, një pikë shumë e rëndësishme për transportin e naftës dhe tregtinë botërore.
Sipas saj, mbyllja e kësaj ngushtice do të sillte pasoja të ndjeshme, pasi lëvizja e lirë e anijeve është thelbësore për ekonominë.
Zhvillimet në këtë zonë po ndiqen me vëmendje, pasi çdo përshkallëzim mund të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet dhe stabilitetin ekonomik në nivel global.

