Trump drejt një përplasjeje të re me Iranin/ Bllokadë në Hormuz pas dështimit të bisedimeve në Islamab

Donald Trump po shqyrton hapa të rinj ndaj Iranit pas dështimit të bisedimeve në Islamabad.

Sipas raportimeve, në tryezë janë rikthimi i sulmeve të kufizuara ushtarake dhe një bllokadë detare në Ngushtica e Hormuzit.

Burime nga administrata amerikane bëjnë të ditur se po diskutohen disa skenarë, nga masa të kufizuara deri te një operacion më i gjerë ushtarak, megjithëse ky i fundit shihet si më pak i mundshëm për shkak të rrezikut që mund të sjellë në rajon.

Një nga opsionet kryesore është vendosja e një bllokade të përkohshme në Ngushticën e Hormuzit, një zonë kyçe për transportin global të naftës.

Ideja është që kontrolli i anijeve tregtare të kalojë gradualisht edhe te aleatët e SHBA-së.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë lë të hapur edhe mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike.

Zëdhënësja Olivia Wells nuk dha detaje për planet konkrete, por bëri të qartë se opsionet mbeten të hapura.

Në bisedimet me Teheranin, SHBA kërkon disa kushte kryesore, përfshirë ndalimin e programit të pasurimit të uraniumit, dorëzimin e rezervave të pasuruara dhe ndërprerjen e mbështetjes për grupe si Hezbollah dhe rebelët Huthi në Jemen.

Negociatat në Pakistan, të drejtuara nga J. D. Vance, u ndërprenë pasi Irani refuzoi të heqë dorë nga programi bërthamor.