Shpresat për paqe shuhen shpejt/ Armëpushimi i Pashkëve midis Rusisë dhe Ukrainës përfundon në përplasje të ashpra
Armëpushimi i përkohshëm i Pashkëve mes Rusia dhe Ukraina ka përfunduar pas vetëm 32 orësh, duke lënë pas akuza të ndërsjella për shkelje të shumta.
Autoritetet ukrainase raportojnë se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar mbi 2,200 shkelje nga forcat ruse.
Sipas tyre, ka pasur dhjetëra sulme dhe rreth 2,000 raste përdorimi të dronëve, ndërsa përmenden edhe incidente me armë zjarri ndaj ushtarëve të paarmatosur.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes jep një version tjetër të situatës.
Ajo pretendon se janë forcat ukrainase që kanë shkelur armëpushimin gati 2,000 herë, duke raportuar edhe disa tentativa kundërsulmi në rajonin e Dnipropetrovskit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ushtria do të reagojë në të njëjtën mënyrë ndaj çdo sulmi.
Ai ka shprehur dëshirën që armëpushimi të zgjatej për të krijuar mundësi për rikthimin e negociatave.
Megjithatë, pala ruse nuk ka pranuar një zgjatje të marrëveshjes. Me përfundimin e saj, luftimet pritet të vazhdojnë në të njëjtin intensitet si më parë, duke shtuar pasigurinë për çdo përpjekje për paqe në të ardhmen e afërt.

