“Do të zbatohet për të gjitha anijet pa përjashtim”/ SHBA nis sot bllokadën ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qendrore e SHBA-së ka njoftuar se duke nisur nga 13 prilli do të vendosë një bllokadë ndaj trafikut detar që lidhet me portet iraniane.

Ky vendim vjen pas qëndrimit të Donald Trump, i cili ka bërë të ditur se Marina amerikane do të ndërhyjë për të kufizuar lëvizjen e anijeve drejt dhe nga Irani.

Sipas njoftimit, masa do të zbatohet për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, pa dallim shteti. Në këtë përfshihen edhe portet në Gjirin Arabik dhe në Gjirin e Omanit.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se anijet që kalojnë nëpër Ngushtica e Hormuzit drejt vendeve të tjera nuk do të ndalohen, në mënyrë që të mos bllokohet plotësisht lëvizja ndërkombëtare detare.