Orban humb pas 16 vitesh, Fico 'i shtrin dorën' liderit të ri
Kryeministri i Robert Fico ka uruar liderin e ri të Hungarisë, Peter Magyar, pas ndryshimit të madh politik që erdhi nga zgjedhjet e fundit në vend.
Në një reagim publik, Fico shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e re hungareze, duke e cilësuar të rëndësishëm koordinimin mes dy vendeve, sidomos në çështjet energjetike.
Ndërkohë, ai shprehu mirënjohje për kryeministrin në largim Viktor Orbán, i cili humbi pushtetin pas 16 vitesh në drejtim të vendit. Fico vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve gjatë kësaj periudhe.
Zgjedhjet në Hungari sollën një ndryshim të fortë politik, ku Peter Magyar dhe partia e tij e re arritën të sigurojnë shumicën në parlament.
Sllovakia dhe Hungaria kanë mbajtur qëndrime të ngjashme në raport me energjinë dhe marrëdhëniet me Rusinë, duke kundërshtuar disa nga politikat e Bashkimit Evropian dhe duke kërkuar vazhdimin e furnizimit me gaz dhe naftë.
Një nga çështjet kryesore mbetet rifillimi i funksionimit të tubacionit Druzhba, i cili është ndërprerë prej muajsh. Fico e konsideron të rëndësishëm rikthimin e tij në punë, duke parë interesin e përbashkët të vendeve të Evropës Qendrore.
Pavarësisht tensioneve në rajon dhe luftës në Ukrainë, Sllovakia dhe Hungaria synojnë të ruajnë bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në fushën e energjisë.

